
"Të sukseshëm në lobim për Luginën"


Sipas tij, dihet botërisht për koncesionet që iu janë bërë Serbisë në të kaluarën nga po këta shtete të fuqishme Evropiane, andaj tani ka ardhur koha që këto gabime të së kaluarës të përmirësohen, sepse që të eliminohen tërësisht mbase është e pamundur, ngase do të duhej të ktheheshin shumë e shumë toka shqiptare që na i kanë okupuar në të kaluarën, që të gjitha shtetet me të cilat kufizohen tokat shqiptare, (shih hartën; Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi).
“Ne konsiderojmë se Kosova Lindore padrejtësisht ka mbetur nën kufijtë administrativ të Serbisë, andaj kërkojmë me ngulm që kjo padrejtësi të përmirësohet dhe kjo pjesë e Kosovës të kthehet aty ku gjithmonë e ka pasur vendin, pra t’i bashkohet Kosovës”, thotë Kadriu.
Ai tha se takimet ishin mjaft të përzemërta e vëllazërore, e njëkohësisht të gjithë premtuan se do të bëjnë gjithë ç’është e mundur në përkrahje, por edhe do të bëjnë trysni te të gjithë faktorët vendimmarrës, që kjo çështje të mos mbetet pa u shtruar në tryezën e bisedimeve.
Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, Kadriu tha se kërkuan dhe u dakorduan me të gjithë, që të hapet një zyrë ndërlidhëse, e cila do të ndihmonte atë popullatë në zgjidhjen e problemeve jetësore, (arsim, kulturë, sport, tregti, lëvizje të lirë, aranzhime të ndryshme etj.) gjeri sa të bëhet zgjidhja përfundimtare, por e pranueshme për popullin shumicë të Kosovës Lindore. Për modalitetet dhe mënyrën teknike të funksionalizimit të kësaj zyre, do të bisedohet në të ardhmen edhe me përfaqësues të Qeverisë, gjersa të realizohet kërkesa.
Njëkohësisht është biseduar edhe për pajisjen me dokumentet e identifikimit për popullatën e Kosovës Lindore, të cilët jetojnë në Kosovë e posaçërisht në Komunën e Gjilanit. Shqetësimi i popullatës qëndron në atë se, një pjesë e mirë e të rinjve kanë mbetur pa dokumente identifikimi edhe në vendlindje, ngase atje kërkohet që të jenë prezent me rastin e kontrollimit në vendbanimin që tani një dekadë janë dëbuar me dhunë nga po të njëjtët organe.
“Është premtuar se do të bëjnë ç’është e mundur që të lehtësojnë procedurat për lejimin e realizimit të drejtës elementare, sepse ne mendojmë se kjo është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi kryetari i “Vatrës”, Sejdulla Kadriu./Titulli.com/
