NP "Komunalia" paralajmëron ata që kanë borxhe për pagesën e ujit
Lokale

NP "Komunalia" paralajmëron ata që kanë borxhe për pagesën e ujit

14.Jul.2021 14:13
0

Ndërmarrja Publike "Komunalia" pëmes një njoftimi të publikuar në Facebook sqaron se borxhlitë do të përballen me përmbaruesit privat.

Ky është njoftimi i plotë i NP "Komunalia": 

Ndërmarrja Publike "Komunalia" njoftojnë se konsumatorët që kanë borxhe ndaj Komunalisë duhet ti paguajnë deri më 21 korrik në të kundërtën do të pasojnë paditë dhe procedurat do të kalojnë përmes përmbaruesit që njëkohësisht rrit edhe koston e pagesës.
 
Sipas drejtorit të Komunalisë Ruzhdi Halilit gjatë muajve të verës do të bëhet çmos që qytetarët të kenë ujë të pijshëm, megjithatë borxhet duhet ti paguajnë me qëllim që mos të vije deri të padia dhe përmbaruesi, gjë që do të jenë të detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit.
 
Komunalia nuk do të ndërmerr masa ndaj qytetarëve që i paguajnë borxhet dnaj komunalisë, përkundrazi pagesa e borxheve do ti mundësojë komunalisë që edhe shërbimi të jet6ë më efikas.
 
Nga ana tjetër ekzistonë edhe rregullorja e kësaj Ndërmarrje e cila i mundësonë konsumatorëve që borxhet ti paguajnë edhe me këste në mënyrë që mos të vijë deri te padia dhe përmbaruesi.
 
Të gjithë të interesuarit që duan ti paguajnë borxhet me këste mund të informohen më hollësisht në selin e ndërmarrjes.
 
Halili apelon te qytetarët që të jenë sa më racional në harxhimin e ujit të pijshëm, sidomos në muajt korrik dhe gusht kur kërkesa ëhstë më e madhe
Dëbohen dy shtetas të Serbisë nga Kosova
Cilët janë 5 ushqimet që duhet të konsumojmë këtë verë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration