Vulin: Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës
Rajoni dhe Politika

Vulin: Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës

12.Dec.2020 16:31
0

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet t’ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”.

“Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vulin, transmeton agjencia Beta.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një deklarate të ministres së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, e cila kishte deklaruar se “shpërbërja e entiteteve të Bosnjës, duhet të bëhet me vullnetin e popullit dhe natyrisht me mbështetjen e jashtme”.

Por, Vulin tha se “nëse ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës nuk njeh sistemin e Dejtonit, pse serbët do duhej ta njohin Bosnje dhe Hercegovinën?”.

Republika Serbe së bashku me Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.

Pothuajse 26 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, e cila rezultoi me rreth 100,000 njerëz të vrarë, vendi mbetet etnikisht i ndarë midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve./Rel/

Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë (foto)
SHBA autorizon vaksinën Pfizer, i hap rrugë vaksinimit në masë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration