Vuçiq: Zgjidhja me kompromis e vetmja për Kosovën, por s’e di cili është ai
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Zgjidhja me kompromis e vetmja për Kosovën, por s’e di cili është ai

22.Jun.2021 13:27
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur detyrë të vështirë situatën me Kosovën, teksa ka shtuar se “nuk është koha për pritje të mëdha”. Ai ka thënë se si zgjidhje përfundimtare e sheh kompromisin, por ka shtuar se nuk e di cili mund të jetë ai.

Në fjalimin e tij para deputetëve, Vuçiq ka thënë të martën se dikur kanë dashur të shtyjnë përpara çështjen Kosovës, por nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje. Ai më tutje ka thënë se e kanë për obligim që këtë ta zgjidhin, sipas qytetarëve serbë.

Duke iu referuar luftës, ai ka thënë se pas intervenimeve ndërkombëtare në Kosovë “kanë ngelur jo më shumë se 95 mijë serbë e jo më shumë se një milion shqiptarë”. 

Sipas tij, raporti tani është 15:1 në favor të shqiptarëve, raportojnë mediat serbe.

“Kjo flet mjaftueshëm për peshën me të cilën po përballet populli dhe shteti ynë... Kemi bërë mjaftueshëm për t’u krenuar. Mesatarisht u kemi dhënë 500 milionë euro njerëzve tanë në vit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vitet 2020 dhe 2021 janë dhënë më shumë se 800 milionë euro për serbët në Kosovë. Sipas tij, nga këto ndihma kanë përfituar mësimdhënës, profesorë e doktorë. Ai ka thënë se janë ndërtuar 1467 vendbanime, teksa ka shtuar se Serbia “po i ndërton edhe 17 ndërtesa me 202 apartamente për çiftet e reja”. 

Javën e shkuar, Serbia e Kosova patën takimin e parë që kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës. në këtë takim Kosova bëri katër propozime, por që s’u gjet marrëveshje për asgjë. Duke folur për takimin e fundit me palën e Kosovës, Vuçiqi ka përsëritur qëndrimin se Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën.

“Jam përpjekur të flasim për shumë tema. Por jo. Tema e vetme aty ishte ‘kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës?’ Kurti më pyeti pesë herë, kur, kur, kur, kur? I thash ‘Kurrë’”, ka deklaruar Vuçiqi para deputetëve të Serbisë.

“Është dashur të reagoj ashpër ndaj marrëzive të palës së Prishtinës”, ka thënë gjatë raportimit të tij para deputetëve të Kuvendit kur ka dhënë detajet për takimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 15 qershor në Bruksel. 

“Unë reagova ashpër dhe iu kundërpërgjigjja palës tjetër”, ka thënë më tutje Vuçiq duke shpjeguar takimin me delegacionin e Prishtinës në Bruksel në pyetjen se çfarë mund të bëjë Serbia në këtë rast. “Nuk janë çështjet vetëm a dëshiron ta pranosh apo jo. Nuk është vetëm kaq, është më e komplikuar.”

“Zgjidhje me kompromise është e vetmja zgjidhje, por kur me pyesni se cili është kompromis ju them se nuk e di, por duhet të vijmë tek kompromisi”, ka vazhduar ai.

Paraprakisht, Kuvendi i Serbisë miratoi një raport të punës për Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për periudhën maj 2019-qershor 2021 dhe raportin për procesin e negociatave. 

Raporti për negociatat flet për personat të cilët kanë marrë pjesë në negociata, temat e diskutuara në këto negociata dhe ato të cilat janë zbatuar deri më tani.

Sipas mediave serbe, deri më tani është konstatuar se Prishtina nuk ka themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nuk janë të rregulluara krejtësisht pikat për policinë dhe gjykatat, nuk ka përparim tek tema e energjisë, telekomunikacionit dhe as kadastrave. Gjithashtu thuhet se janë zvogëluar vizitat e zyrtarëve në Kosovë, nuk ka kthim të serbëve, dhe nuk ka përparim sa i përket njohjes së diplomave.

Megjithatë në raport thuhet se ka përmirësim bashkëpunimi, liria e lëvizjes se njerëzve dhe mallrave.

Pamje nga pritja që iu bë presidentes Osmani nga homologu austriak në Vjenë (video)
Vuçiq para deputetëve në Serbi: Nuk ka përparim sa i përket njohjes së diplomave Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration