Vuçiq para deputetëve në Serbi: Nuk ka përparim sa i përket njohjes së diplomave Kosovë-Serbi
Lokale

Vuçiq para deputetëve në Serbi: Nuk ka përparim sa i përket njohjes së diplomave Kosovë-Serbi

22.Jun.2021 13:44
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke raportuar para deputetëve në Kuvendin e Serbisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Nga ku ka thënë se “nuk është koha për pritje të tepërta që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon”.

Gjatë një seance të veçantë në Kuvendin e Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq informon qytetarët dhe deputetët për negociatat në Bruksel dhe perspektivat për veprimet e shtetit serb në Kosovë.

Ai falënderoi të gjithë ata që siç tha e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës e cila sipas tij “nuk është vetëm një çështje e një entiteti, por edhe një çështje ekonomike dhe kulturore “.

“E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si gjenerata jonë do ta zgjidhë çështjen e Kosovës”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq tha se zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem.

“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95,000 Serbë dhe jo më shumë se 1,350,000 shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15 “, deklaroi ai dhe shtoi se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”, ka thënë tutje Vuçiq. 

Paraprakisht, Kuvendi i Serbisë miratoi një raport të punës për Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për periudhën maj 2019-qershor 2021 dhe raportin për procesin e negociatave. 

Raporti për negociatat flet për personat të cilët kanë marrë pjesë në negociata, temat e diskutuara në këto negociata dhe ato të cilat janë zbatuar deri më tani.

Sipas mediave serbe, deri më tani është konstatuar se Prishtina nuk ka themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nuk janë të rregulluara krejtësisht pikat për policinë dhe gjykatat, nuk ka përparim tek tema e energjisë, telekomunikacionit dhe as kadastrave. Gjithashtu thuhet se janë zvogëluar vizitat e zyrtarëve në Kosovë, nuk ka kthim të serbëve, dhe nuk ka përparim sa i përket njohjes së diplomave.

Megjithatë në raport thuhet se ka përmirësim bashkëpunimi, liria e lëvizjes se njerëzve dhe mallrave. 

Vuçiq: Zgjidhja me kompromis e vetmja për Kosovën, por s’e di cili është ai
Akuza nga Vuçiq ndaj deputetit shqiptarë në parlamentin e Serbisë: Fjalimet e Kamberit të diktuara (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration