Vritet me një goditje në kokë politikani italian
Rajoni dhe Politika

Vritet me një goditje në kokë politikani italian

03.Jan.2021 08:33
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Italisë, veçanërisht zonën e Bergamos. Zona e njohur gjatë vitit që sapo kaloi për viktimat e shumta që shkaktoi pandemia në valën e saj fillestare, u zgjua nga një krim ende misterioz, por që godet drejtpërdrejt politikën lokale.

Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, saqë viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën, apo bëhet fjalë për një tentativë vjedhje.

 
Diplomatja e Maqedonisë së Veriut në OKB gjendet e vdekur në New York
Toka lëkundet çdo 26 sekonda, dhe nuk dihet përse: Viti 2020 mund të zgjidhë enigmën?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration