Stefanoviq: Ushtria serbe në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën, pret urdhrin e Vuçiq (video)
Rajoni dhe Politika

Stefanoviq: Ushtria serbe në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën, pret urdhrin e Vuçiq (video)

24.Sep.2021 07:54
0

Njësitë e Ushtrisë së Serbisë janë në gjendje gatishmërie afër kufizimit me Kosovën, në Rashkë dhe në Novi Pazar.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se kjo është bërë për të përçuar mesazh se janë “të gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e vet”, raporton Klix.ba, transmeton Klankosova.tv.

“Rrahja e serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiq kishte të drejtë kur tha se kjo do të ngjante. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”, ka thënë Stefanoviq.

“Ne do ta bëjmë punën tonë pa provokuar askënd, por do të jemi në gjendje për t’i mbrojtur njerëzit tanë, sapo të na vjen urdhri nga presidenti”.

Vazhdon bllokada në veri pavarësisht thirrjeve për shtensionim
Rusët në mesin e serbëve në veri me pajisje të dyshimta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration