SHBA-ja e BE-ja e shohin urgjente zgjidhjen e problemeve Kosovë - Serbi
Rajoni dhe Politika

SHBA-ja e BE-ja e shohin urgjente zgjidhjen e problemeve Kosovë - Serbi

26.Oct.2021 18:31
0

Ambasadori dhe udhëheqësi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Emanuele Giaufret ka folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbisë, teksa shpreson që tensionet e fundit në veri të mos përsëriten.

“Të gjithë e dimë se pajtimi është thelbësor për ecjen përpara. Është e rëndësishme të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, prandaj Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë përpjekje për arritje e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Giaufret në kuadër të diskutimeve në Forumin e Beogradit për Siguri. Sipas tij, palët duhet të inkurajohen nga uniteti që ekziston mes BE-së dhe ShBA-së.

“Procesit i ndihmon fakti se ka unitet transatlantik i cili u dëshmua me deklaratën e përbashkët mes Borrellit dhe sekretarit të shtetit amerikan, Blinken, rreth ngjarjeve të fundit në veriun e Kosovës. Dialogu të cilin po e organizon Bashkimi Evropian është platforma e vetme për adresimin e të gjitha çështjeve të hapura dhe për gjetjen e zgjidhjeve edhe sa i përket çështjeve që prodhuan tensionet e fundit në veri. Shpresoj që marrëveshja e arritur së fundi të jetë udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjeve tjera”, ka theksuar ai. 

E, më i drejtpërdrejtë për politikanët që minojnë proceset demokratike dhe zhvillimin në Ballkan, ka qenë emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar. Përmes një videolidhje, megjithëse nuk ka drejtuar gishtin tek ndonjëri politikan ka edhe sanksionet ndaj atyre që veprojnë me mendësinë e viteve 90-ta.

“Një nga sfidat e mëdha dhe zhgënjyese për shumë njerëz është diskutimi i çështjeve që datojnë nga vitet 90-ta. Në Bosnje ideja e disintegrimit të shtetit është duke minuar ekonominë. E ardhmja e Ballkanit do të varet nga ajo se çfarë liderë do të zgjidhen, a janë ata që zhvillojnë ekonominë ose të tillët që diskutojnë me mendësinë e viteve 90-ta. Edhe nëse ka sanksione ato nuk janë zgjidhje. Duhet hapur dialogun jo të mbetet vetëm te politikanët, të përfshihet edhe shoqëria civile, duhet pajtim etnik jo politika nacionale, duhet integrim jo dezintegrim. Kjo është ajo që e dëshirojnë njerëzit, odat ekonomike, njerëzit e suksesshëm”, ka thëne Escobar.

Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

“Politika amerikane është konsistente sa i përket Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e tyre duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron këtë duhet të bëhet më demokratike, më stabil dhe më reformues, kjo është thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Është urgjencë zgjidhje e problemeve të mbetura, dhe është fatkeqësi që shumica e njerëzve e shohin Ballkanin e viteve 90 për shkak të disa politikanëve. Ne i mirëpresim të gjitha mundësitë për integrim ekonomik në tregun e Ballkanit. Njerëzit e Ballkanit janë të suksesshëm kudo që shkojnë, duhet t’i bëjmë të tillë edhe brenda Ballkanit. Ata që duan ta bëjnë Serbinë e transformuar do t’i kemi partner, pra të tillët që nuk e thellojnë ndarjen”, ka potencuar Escobar./kohanet/

Në Serbi 19.5% më shumë vdekje se lindje brenda vitit 2021
Vuçiq: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, katastrofike për ne
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration