Serbia po e pret me padurim adresimin e Vuçiqit për dialogun?
Rajoni dhe Politika

Serbia po e pret me padurim adresimin e Vuçiqit për dialogun?

22.Jun.2021 07:50
0

Mediat në Serbi po i kushtojnë vëmendje të madhe raportimit që do të bëjë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të martën para deputetëve të Kuvendit të Serbisë në lidhje me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Nuk dihet se çfarë tema do të prekë e sa do të zgjasë fjalimi i tij.

Gazeta serbe “Danas”, shkruan se për herë të fundit, Vuçiq iu drejtua deputetëve në maj të vitit 2019 dhe fjalimi i tij zgjati gati tri orë. 

Atëkohë, Vuçiq kishte ndjellë frikë,  duke akuzuar shqiptarët e Kosovës pa bazë.

“Është çështje kohe se kur do të sulmohen serbët nga shqiptarët. Në pyetje janë ditët e muajt, pasi ata (shqiptarët v.j.) më nuk mund të durojnë”, pati thënë Vuçiq.

Nuk pati asnjë sulm ndaj serbëve, as në dy vitet e fundit e as shumë vite më herët.

Fjalimi i tij 3-orësh u pat përcjell me duartrokitje të shumta, që ngjajnë në vendet diktatoriale.

Gazeta “Danas”, ndër mediat e vetme të pavarura në Serbi, shkruan se Vuçiqi mund të përsërisë shumëçka nga fjalimi i dy viteve më parë, se “Serbia është në presion”, se “Serbia angazhohet për kompromis”, dhe se “Serbisë i duhet uniteti”.

“Megjithatë, as publiku e as deputetët nuk do të mësojnë detaje nga dialogu, deri ku mund të shkohet, cilat janë synimet e Serbisë, cilat janë vijat e kuqe, pasi këto kur nuk janë definuar”, shkruan gazeta “Danas”.

Vuçiq pak ditë më parë mbajti takimin e parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Japonia nxjerr në shitje maskat që mbrojnë nga koronavirusi dhe që hahen?
Ministri i Jashtëm i Italisë në Beograd, takohet me Brnabiqin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration