Selimi falënderon EULEX-in për ndihmën në gjetjen e varrezës masive në Serbi
Rajoni dhe Politika

Selimi falënderon EULEX-in për ndihmën në gjetjen e varrezës masive në Serbi

08.Dec.2020 07:41
0

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars Wigemark, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e ofruar në gjetjen e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, ku dyshohet se janë mbetjet mortore të rreth 17 shqiptarëve të vrarë në luftën e Kosovës.

Në një postim në “Twitter”, Selimi e ka falënderuar Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë për të gjithë ndihmën e dhënë në sfera të ndryshme.

 

“U takova sot me Lars Wigemarkun dhe e falënderova për ndihmën e ofruar në gjetjen e varrezës masive në Kizhevak, për bashkëpunimin konstruktiv në një sërë iniciativash legjislative dhe për mbështetjen e madhe për Fushatën Kundër Dhunës në Familje. Ekspertiza dhe këshillat e EULEX-it gjithmonë janë të mirëseardhura”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, raporton “Zeriinfo.

Kohë më parë në Kizhevak të Serbisë është lokalizuar një varrezë masive, që dyshohet se përmban mbetje mortore të trupave të shqiptarëve të vrarë në luftën e Kosovës në vitin 1999. Atje edhe sot janë duke u kryer gërmime.

Problemet me ekranin e iPhone 11, si të kontrolloni nëse jeni të prekur
Problemet në shkrimin e emrave të fëmijëve shqiptarë të Luginës në librat amë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration