Nga Qeveria e Gjermanisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim të Serbisë në BE
Rajoni dhe Politika

Nga Qeveria e Gjermanisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim të Serbisë në BE

08.Jun.2021 07:12
0

Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Por, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.

Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organëve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

 

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”.

 

Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.

Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikqyrura nga Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha për Klankosova.tv se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

Deputeti "opozitar" kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës (video)
Shtatë parimet e dialogut Kosovë-Serbi sipas Rekës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration