Ministrja austriake thotë se BE-ja humb shumë nëse s’e afron Ballkanin
Rajoni dhe Politika

Ministrja austriake thotë se BE-ja humb shumë nëse s’e afron Ballkanin

22.Jul.2021 07:27
0

Bashkimi Evropian humbet shumë nëse nuk u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme, tha Ministrja për Çështjet Evropiane të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve APA, Edtstadler tha se e konsideron të rëndësishme që Sllovenia, gjatë presidencës së saj me Bashkimin Evropian, do të organizojë një samit mbi Ballkanin Perëndimor.

“Si BE, ne mund të humbasim shumë nëse nuk hapim një perspektivë të besueshme për ato vende. Përndryshe, ndikimet gjeopolitike nga Kina dhe Rusia do të bëhen më të forta”, tha ajo, transmeton Zeri.

Edtstadler vlerëson se shumë kohë dhe ndikim tashmë veçse është humbur.

E pyetur se si Bullgaria mund të bindet të heqë dorë nga bllokada e negociatave të pranimit të Maqedonisë Veriore, ajo tha se e konsideron pozitive vizitën e fundit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në Sofje.

 

“Brenda BE-së, ka një presion në rritje mbi Bullgarinë që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen bilateralisht”, tha Edtstadler.

“Ne duam gjithashtu të hapim negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Jemi kundër ndarjes së këtyre dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) nga njëra-tjetra sepse të dyja kanë bërë mjaft”, theksoi politikania austriake.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së, por këto procese janë bllokuar për shkak të reformave brenda vendeve aplikuese, por edhe për shkak të pavendosmërisë së Bashkimit Evropian

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi?
Gjykata Speciale: Mbahet konferenca e gjashtë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration