Lajçak tregon se çfarë pritet të diskutohet sot në takimin Prishtinë-Beograd
Rajoni dhe Politika

Lajçak tregon se çfarë pritet të diskutohet sot në takimin Prishtinë-Beograd

10.Dec.2020 10:14
0

Sot në Bruksel do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh.

Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni, të paktën kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria ditë më parë.

Pak para nisjes së këtij takimi, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka publikuar një fotografi ku ka bërë të ditur edhe temat për të cilat pritet të diskutohen.

“Duke u bërë gati për takimin e sotëm të dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimin në çështjet financiare dhe pronat”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se ditë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërprerjen e dialogut duke thënë se Kosova duhet të riorganizohet tërësisht, për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun.

 

 

Paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë, kush kanë më të lehtë serbët apo shqiptarët?
Seancë në Kongres: Angazhimi amerikan, i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration