Kurti: Qeverisë tonë do t’ia shohin hairin edhe partitë tjera
Rajoni dhe Politika

Kurti: Qeverisë tonë do t’ia shohin hairin edhe partitë tjera

03.Feb.2021 21:50
0

Kurti ka thënë se ekonominë e Kosovës e mban në këmbë sektori privat, duke shtuar se do t’ua heqin bizneseve barrën e harraqit.

Ai ka thënë se do ta heqin për mërgatën kartonin e gjelbër dhe do ta mundësojnë votimin në ambasada e konsullata.

Kurti ka thënë se do ta forcojnë aleancën me SHBA dhe do të punojnë në përmbushjen e reformave për integrimin në BE.

“Do të forcojmë lidhjen me diasporën dhe do të krijojmë kushtet që ata të kthehen në vendlindje. Më 14 shkurt është momenti i fundit që ta ndalim trendin e ikjes”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria e re nuk do të hakmerret ndaj askujt dhe nuk do të punojë kundër dikujt.

Sipas tij, qeverisjes së tij do t’ua shohin hairin edhe partitë tjera.

“Kosova meriton të jetë më shumë sesa një sinonim i luftës, e tashmë edhe i korrupsionit. Jemi vend i potencialit e talentit të jashtëzakonshëm, e do të sigurohemi që bota ta dijë këtë. Jemi shtet i ri në moshë, por komb i lashtë i përbetuar ndaj vlerave evropiane. Këtë duhet ta reflektojmë qartë në institucionet tona e jo vetëm te qytetarët tanë. Sot po ngrisim zërin në vazhdimësi për partneritet, e po aq sa i rëndësishëm është partneriteti mes nesh, po aq të rëndësishme janë partneritet e aleancat me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova nuk do të ishte kjo që është pa ndihmën e tyre. Do të bëhet ajo që duam kur bashkërendojmë angazhimin tonë për zhvillim e progres me miqtë tanë. Imazhi i Kosovës jashtë është reflektim i punës që bëjmë brenda kufijve tanë. Ne do të mbrojmë integritetin e trefishtë të vendit tonë, atë kushtetues, territorial dhe institucional. Tani është koha të veprojmë. Lista e jonë e përbashkët është guximi për ndryshim, është guximi i sotëm për ndryshimin e nesërm. Rezistencë kundër një situate ku pashpresa dominon optimizmin, ku frika krijon hapësirë, ku reagimi merr fund. Vjen një moment kur nevoja për transformim kërkon veprim. Ky është ai moment, guxoni bashkë me ne”, ka thënë u.d. e presidentes, Vjosa Osmani. 

Zvicër: Imami shqiptar nga Presheva shprehet për ndalim të burkës
PDK hap fushatën me video nga Thaçi e Veseli: Krenar t’i prijë listës që është pasqyra më e mirë e vendit tonë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration