Kosova, Greqia e Serbia shpresojnë për interes të qëndrueshëm amerikan në rajon
Rajoni dhe Politika

Kosova, Greqia e Serbia shpresojnë për interes të qëndrueshëm amerikan në rajon

12.May.2021 13:40
0

Agjencia federale amerikane, e quajtur Banka Zhvillimore e Amerikës, thotë se po punon me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin për një strategji të përgjithshme të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) nën administratën “Biden”. Diplomatët nga Kosova, Greqia dhe Serbia i thanë “Zërit të Amerikës” në gjuhën angleze se vendet e tyre shpresojnë për interes të qëndrueshëm amerikan dhe investime në Ballkan dhe Egje.

Përqendrimi është i fuqishëm

“DFC-ja është e përqendruar fuqishëm në angazhimin tonë. Oficerët tanë ekspertë të financave në Washington do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin me oficerët e ambasadave dhe me partnerët tanë në rajon për të identifikuar mundësi të reja premtuese investuese në Ballkan dhe në Egje”, ka thënë për VOA-n David Marchick, kryeoficeri operativ i DFC-së.

DFC-ja u krijua duke iu falënderuar legjislacionit dypartiakësh, që u nënshkrua në ligj nga ish-presidenti Donald Trump tetorin e vitit 2018. Me 60 miliardë dollarë kapacitet financimi, DFC-ja ka për detyrë të lehtësojë kapitalin dhe aftësitë e sektorit privat në zhvillimin e vendeve më pak të pasura, transmeton Zeri.info.

Në themelimin e DFC-së, deklarata zyrtare e agjencisë tha se ajo ishte “e angazhuar për një rol të rëndësishëm në ndihmën për të përparuar politikën e jashtme të SHBA-së, duke iu kundërvënë rritjes së ndikimit të regjimeve autoritare”.

 

Vëzhguesit vunë në dukje se agjencia e re mund të funksionojë si një krahu strategjik i Amerikës për të kontrolluar investimet e jashtme dhe ndikimin kinez, pasi rrit interesat komerciale dhe strategjike amerikane nëpër botë.

Shtatorin e vitit 2020 DFC-ja hapi zyrën e saj të parë rajonale në Beograd. Zyrtarët amerikanë udhëtuan në Serbi, Kosovë e Greqi për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit përmes DFC-së. Ndryshimi i pushtetit në Washington disa muaj më pas raportohet të ketë shkaktuar një shkallë pasigurie në kryeqytetet e Ballkanit dhe Egjeut në lidhje me fatin e projekteve që ishin diskutuar, si dhe drejtimin e përgjithshëm të mbështetjes së qeverisë amerikane për investime në rajon.

Në tentim për të zbutur shqetësime të tilla, Marchicku tha në deklaratën e tij me shkrim dërguar “Zërit të Amerikës” se “DFC-ja është e angazhuar për të mbështetur investimet e sektorit privat në Serbi, Kosovë dhe rajonin më të gjerë”.

“Ne jemi të etur të ndërtojmë Marrëveshjet e rinovuara të Investimeve të DFC-së me Kosovën dhe Serbinë, për çka ne mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë fokusin tonë të zgjeruar që filloi vitin e kaluar me krijimin e një pranie rajonale të DFC me bazë jashtë Ambasadës së SHBA-së në Beograd”.

Duke e quajtur këtë rajon një “prioritet kritik”, Marchicku tha DFC-ja “vazhdon të punojë ngushtë me ambasadat e SHBA-së në Ballkan dhe Egje dhe veçanërisht Ambasadën në Beograd, për ta plotësuar me staf zyrën rajonale të DFC-së ndërsa ne punojmë me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin në strategjinë e përgjithshme të DFC-së dhe për burimet rreth pranisë sonë jashtë shtetit”.

 

“Jemi duke punuar për të ndihmuar t’u përgjigjemi ndikimeve të COVID-19 në Ballkan dhe Egje me një fokus në ndërtimin e infrastrukturës kritike për të mbështetur rritjen ekonomike; zgjerimin e qasjes në energji të rinovueshme, teknologji dhe kujdes shëndetësor; dhe avancimin e përfshirjes financiare, veçanërisht për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse”, vazhdoi ai.

Programi u mirëprit

Për audiencat në Ballkan dhe Egje prezenca më e madhe e DFC-së dhe e Amerikës është një lajm i mirëpritur.

Për sa i përket Greqisë, DFC-ja është “një mjet shumë i rëndësishëm gjeoekonomik dhe gjeostrategjik në një rajon më të gjerë që përfshin Ballkanin dhe Mesdheun Lindor. Mund të provohet shumë efektiv në promovimin e projekteve kryesore të infrastrukturës, duke përfshirë në lidhje me sigurinë e energjisë, burimet e ripërtëritshme dhe energji të pastër”, i tha “Zërit të Amerikës” Nikos Papadopoulos, kreu i sektorit të diplomacisë publike të Ambasadës Greke në Washington.

Në kërkim të zgjerimit të lidhjeve me SHBA-në

Valdet Sadiku, i cili rreth një muaj e gjysmë më parë arriti në Washington për të drejtuar misionin diplomatik të Kosovës si i ngarkuar me punë, tha se vendi i tij pret me padurim zgjerimin e marrëdhënieve me Amerikën “në çdo aspekt të mundshëm”.

“Për ne është prioritet”, tha Sadiku për VOA-n në një intervistë telefonike. Edhe pse zgjedhjet kanë sjellë një grup të ri liderësh në zyrtar në Prishtinë nga muaji shkurt, Sadiku thotë: “Mund të ju siguroj se asgjë s’ka ndryshuar për sa i përket marrëdhënies sonë me SHBA-në në përgjithësi dhe me DFC-në në veçanti”, transmeton Zeri.info.

“Duam të nderojmë punën e John Jovanoviqit (drejtori inaugurues i Zyrës Rajonale të DFC-së). Ishte vërtet i mrekullueshëm dhe kontribuoi për efektshmërinë e zyrës së tij”, tha Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në SHBA, gjatë një interviste të mëhershme me VOA-n. “Do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë bashkëpunimin tonë me drejtorin e ri edhe më të suksesshëm”.

“Dëshira e Serbisë për të ndërtuar marrëdhënie sa më të forta që të jetë e mundur me SHBA-në nuk është partiake”, theksoi Gjuriqi. “Duam të punojmë me intensitet të lartë me administratën e re për të promovuar marrëdhëniet ekonomike”.

“Në të vërtetë, i tërë rajoni ka qenë unanim në mbështetje të punës së DFC-së. Jemi shumë të etur për të parë DFC-në të angazhohet në sa më shumë projekte konkrete të jetë e mundur”. 

Bashkësia Islame e Kosovës: Namazi i Bajramit falet pa ceremoni nëpër xhami
Besimtarët muslimanë në rajon falin namazin e Fitër Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration