Hapja e kasafortës në Zyrën e Presidentit, Shefi i AKI’së të martën para komisionit
Rajoni dhe Politika

Hapja e kasafortës në Zyrën e Presidentit, Shefi i AKI’së të martën para komisionit

08.Dec.2020 08:00
0

Me të marrë detyrën ktheu flamurin dardan në institucionin më të lartë shtetëror. Por, në ditët e para të saj si U.D. e Presidentit, në Zyrë të Vjosa Osmanit ndodhi edhe diçka tjetër.

 

Me ndihmën e IT së Presidencës këtu po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara. Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.

T7 ka tentuar që të marr sqarime nga ana e Agjencisë së Inteligjencës, duke iu kërkuar sqarime përmes adresës elektronike që gjendet në faqen e AKI-së.

Por, nga ky organ i sigurisë nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, ndonëse AKI nuk ka kthyer përgjigje, këtë rast e kanë konfirmuar nga Presidenca.

Madje,  këtë rast e kanë denoncuar në polici.

T7 ka kërkuar përgjigje edhe nga Polica e Kosovës rreth këtij rasti, por as ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Televizioni ka kërkuar sqarime edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe këta kanë qëndruar të heshtur.

Ndërkohë, T7 është interesuar edhe nëse ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Por, kreu i këtij institucioni në një bisedë të shkurtër telefonike as nuk e ka pohuar as mohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, me ketë temë tani po merren edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Madje anëtari i këtij mekanizmi të Kuvendit, Arbër Rexhaj që vije nga radhët e LVV-së, menjëherë ka bërë kërkesë për takim me Kreshnik Gashin, që drejton Agjencinë e Inteligjencës.

Jo zyrtarisht T7 merr vesh se ky takim pritet të mbahet të martën.

Si çështje problematike këtë situatë po e shohin edhe juristët.

Avokati Skender Musa, tregon se çfarë sanksionesh parashihen në rastet kur shkelen ligjet dhe rregulloret që kanë të bëjnë me ruajtjen e dokumenteve sekrete.

Vjosa Osmani detyrën e Presidentit e morri me 5 nëntor 2020, në ditën kur ish presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë.

Problemet në shkrimin e emrave të fëmijëve shqiptarë të Luginës në librat amë
90-vjeçarja, personi i parë që vaksinohet në Mbretërinë e Bashkuar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration