Bërnabiq: Topi është në anën e Prishtinës, s’e kuptoj pse Kurti s’e ka prioritet dialogun
Rajoni dhe Politika

Bërnabiq: Topi është në anën e Prishtinës, s’e kuptoj pse Kurti s’e ka prioritet dialogun

14.May.2021 11:36
0

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në procesin e dialogut. 

Ajo ka thënë se nuk e kupton se pse Kurti nuk e konsideron procesin e dialogut me Serbinë si prioritet kyç për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, Beogradi po e pret vazhdimin e dialogut, dhe se siç thotë ajo “topi është në anën e Prishtinës”.

“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara”, ka thënë ajo duke shtuar se sa më shpejtë të rinis procesi, aq më mirë do të jetë për të dy vendet.

Në fund, Bërnabiq tha se marrëveshja e Prespës mund të shërbejë si  shembull i mirë për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

Për disa ditë, mund të mos e përdorni dot më WhatsApp-in
Shefat isufi nga Bujanoci do të boksojë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration