Belgjika thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike
Rajoni dhe Politika

Belgjika thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike

19.Apr.2021 03:29
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit.

Në letër urim, kryeministri De Croo ka thënë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë.

Të gjitha këto, siç ka thënë ai, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Me shumë interesim jam njoftuar për synimet tuaja, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tuaj, modernizimit të ekonomisë; të gjitha në të mirë të përmirësimit të kushteve të jetesës së bashkëqytetarëve tuaj dhe përshpejtimit të afrimit të vendit tuaj me Bashkimin Evropian”, ka shkruar De Croo në letër.

“Qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Republikës së Kosovës dhe të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, Belgjika mbështet plotësisht procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe bën thirrje për përfundimin e një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje. Është kënaqësi për mua të ritheksoj cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona. Shpresoj që të mund të punojmë së bashku për të forcuar dhe thelluar këto lidhje, në të gjitha nivelet”, thuhet në letër.

Qeveria e Kosovës lehtëson masat për luftim të pandemisë
The Guardian: Si çeku i Lord Bajronit ndihmoi në krijimin e Greqisë moderne?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration