Ballkani i Hapur, Rama: “Jugosllavia e re”, absurditet për të cenuar nismën (video)
Rajoni dhe Politika

Ballkani i Hapur, Rama: “Jugosllavia e re”, absurditet për të cenuar nismën (video)

03.Dec.2021 07:29
0

“Qarkullimi i lirë i qytetarëve, i mallrave dhe i kapitaleve, ishte diçka e siguruar në Jugosllavi. Atëherë i bie që BE-ja na qenka Jugosllavia ndërkohë. Ky është një krahasim absurd, i panevojshëm, i pakuptimtë, por thjesht një lojë fjalësh për të cenuar pikërisht këtë nismë”.

Kështu u shpreh Edi Rama në Kuvend, këtë të enjte, në interpelancën e thirrur nga deputeti, Tritan Shehu, për Ballkanin e Hapur. Më tej, Rama u shpreh se kjo nismë është interes kombëtar, interes publik.

 

“Jo Rusia, jo Kina, jo dreqi dhe shejtani. Sesi mund të jetë një vizion rus apo kinez vizioni i procesit të Berlinit, unë nuk e di. Unë di se Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi i shteteve të procesit të Berlinit. Kosova humbet një shans edhe për atë çka përbën problemin më të madh që ne kemi me Serbinë”, tha Rama.

Ballkani i Hapur, Rama: Lehtësi për 500 kompani shqiptare

“Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit apo për të përshpejtuar integrimin. Dua t’iu informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit. Faktikisht, në kuadër të atij procesi, kemi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi, por edhe me Maqedoninë e Veriut.

Ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur dhe në këtë hapësirë jemi në kushtet ku duhet të stimulojmë prodhimin, eksportet, ndërveprimet. Ndërkohë, këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar”. 

Më tej, Rama tha se kjo nismë do të krijojë lehtësi për rreth 500 kompani shqiptare.

Serbia voton për ndryshime kushtetuese
Risia nga WhatsApp: Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration