Arrijnë në Shqipëri 267 ushtarë amerikan për stërvitjen "Defender Europe 21", (video)
Rajoni dhe Politika

Arrijnë në Shqipëri 267 ushtarë amerikan për stërvitjen "Defender Europe 21", (video)

17.May.2021 08:34
0

Në Shqipëri ka mbërritur një kontingjent prej 267 ushtarësh amerikanë në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe "Defender Europe 21".

Në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza" trupat amerikanë janë pritur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të ushtrisë amerikane dhe zyrtarë shqiptarë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë publikuar në rrjetet sociale, ushtarët janë nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë.

Në një deklaratë gjatë pritjes, gjeneralmajor Begaj tha se “Defender Europe 21” është një stërvitje historike.

"Ne si vend pritës sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilat janë pjesë e kësaj stërvitjeje të madhe. Është një ngjarje historike jo vetëm për ushtrinë, por edhe për vendin tonë", theksoi Begaj.

Stërvitja shumëkombëshe "Defender Europe 21"

Sipas autoriteteve shqiptare, 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, në 12 vende.

Sipas autoriteteve shqiptare, në stërvitje marrin pjesë trupa nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të përfaqësohen në stërvitjen që ka filluar disa javë më parë me rreth 1.000 trupa.

Në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe do të angazhohen trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, anije, avionë, helikopterë, sisteme raketash patriot dhe automjete joluftarake.

Salihi: Transparencë e bobët komunale nga viti 2015, punojmë për avancim
Stankoviq do të kërkojë punësimin e përkthyesit në serbisht në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration