Zyrtare: Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel
Rajoni dhe Politika

Zyrtare: Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel

16.Sep.2018 21:09
0

Takimi i radhës mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të mbahet të enjten më 8 nëntor në Bruksel raporton “Zeri.info”.

Kjo gjë u bë e ditur nga një njoftim i zyrës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

"Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

Kujtojmë se takimi i planifikuar të mbahet në shtator të këtij viti mes dy presidentëve ka dështuar pasi që presidenti serb e bojkotoi takimin me Thaçin./ZERI

Rënie e numrit të popullsisë në Serbi, Bujanoci dhe Presheva në rritje
Fillojnë thashethemet: Kështu mund të duket Galaxy S10
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration