Zyrtare: Setien, trajner i ri i Barcelonës
Sport

Zyrtare: Setien, trajner i ri i Barcelonës

14.Jan.2020 08:35
0

Pas njoftimit se ka shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde, Barcelona menjëherë ka bërë marrëveshje me një tjetër trajner.

 “Quique Setien është trajneri i ri i Barcelonës, ai ka nënshkruar deri më qershor të vitit 2022” ka shkruar Barça në një postim në Twitter.

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde.

“Është arritur marrëveshja mes FC Barcelonas dhe Ernesto Valverdes për t’i dhënë fund kontratës së tij si menaxher i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka, Ernesto. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar profili zyrtar i Barcelonës në Twitter.

55-vjeçari, që drejtoi Barcelonën drejt dy titujve të njëpasnjëshëm të La Ligas më 2018 dhe 2019, u kritikua shumë këtë sezon për shkak të rënies në formë të ekipit ndonëse aktualisht janë në krye të tabelës.

29-vjeçarja nga Gjilani që ligjëron në universitetin numër një të Gjermanisë (video)
Vakumi institucional, Presidenca nuk përjashton kërkesat për sqarime në Kushtetuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration