Zyrtare: Ky është kapiteni i ri i Man Unitedit
Sport

Zyrtare: Ky është kapiteni i ri i Man Unitedit

17.Jan.2020 13:01
0

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i parë i Djajve të kuq, mes spekulimeve se kapiteni aktual Ashley Young do të kalojë në Inter.

Mbrojtësi anglez Harry Maguire e ka fituar shiritin e kapitenit të Manchester Unitedit përkundër që iu bashkua klubit vetëm para gjashtë muajve, kur u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, transmeton Gazeta Express.

Young u emërua kapiten i Manchester Unitedit në fillim të sezonit, mirëpo ai pritet të zyrtarizohet së shpejti në Inter.

Tashmë është arritur marrëveshje për transferimin e 34-vjeçarit në vlerë prej 1.5 milion eurosh dhe ai pritet t’i kryejë testet mjekësore në Inter sot gjatë ditës.

Pasi që Young shpeshherë kishte qenë jashtë formacionit të parë të Manchester Unitedit, Maguire e kishte mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje, mirëpo tani do të jetë edhe zyrtarisht kapiteni i parë.

Maguire do ta ketë përgjegjësi për herë të parë si kapiten i parë i klubit në ndeshjen e së dielës në Premierligë, kundër Liverpoolit. 

Salah u përgjigjet kritikëve që e quajnë vetjak
Kompania simotër e Google arrin vlerën një trilion dollarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration