Zvicra ndihmon Kosovën edhe me 8 milionë euro
Rajoni dhe Politika

Zvicra ndihmon Kosovën edhe me 8 milionë euro

11.Sep.2018 01:09
0

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.

Ministri Valdrin Lluka dhe Alan Brown udhëheqës i programit të ekipit Dorch International Consultants (Dorch), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza në mbështetje të objektives së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastrukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënieve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milionë euro, ndërsa Dorsch dhe qeveria zvicerane me afro 8 milionë euro. Ky projekt është në fazën e VI-të dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësoj integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanake në sistem rajonal të ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm.

 
 
Britania mund të anulojë Brexit-in?!
Kryetari i ri i KKSH-së, Ragmi Mustafa takim me OSBE-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration