Zidane: Ne jemi Real Madrid, duhet vetëm të fitojmë
Sport

Zidane: Ne jemi Real Madrid, duhet vetëm të fitojmë

21.May.2020 09:14
0

Zinedine Zidane është i vendosur të përfundojë sezonin me trofe pasi Real Madrid është rikthyer në stërvitje këtë javë.

Trajneri i Real Madrid ka udhëhequr seancat stërvitore në Valdebebas, me lojtarët që janë stërvitur në grupe të vogla.

Shpresohet që sezoni 2019/2020 i La Ligas, i cili u pezullua në mars shkaku i pandemisë së koronavirusit, do të jetë në gjendje të rikthehet sërish muajin tjetër, me me presidentin Javier Tebas që synon një rikthim më 12 qershor.

“Kjo javë ka qenë shumë e mirë pasi ne mund të punojmë më shumë në grupe të vogla. Ne mund të stërvitemi më shumë taktikisht, fizikisht dhe teknikisht”, ka deklaruar Zidane.

“Skuadra duket më mirë këtë javë dhe javën tjetër do të jetë shumë më mirë”.

“Ne duhet të mendojmë pozitivisht sepse kemi fatin të jemi përsëri në punë, të jemi në fushë dhe kjo më duket mirë mua. Lojtarët po mendojnë se tani duhet të bëjnë maksimumin, për të shijuar atë”.

“Ne kemi edhe 11 ndeshje dhe do të përgatitemi për të përfunduar mirë sezonin, fuqishëm”.

“Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është të japim gjithçka për të fituar diçka. Ne jemi këtu, kjo është ADN e klubit, duke u përpjekur të fitojmë”.

Lajçak për dialogun Kosovë-Serb: Ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje
Zbulohet plani i Series A, kur pritet të përfundoj ky sezon?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration