Zgjedhjet e reja në Izrael prodhojnë rezultatin e njëjtë
Rajoni dhe Politika

Zgjedhjet e reja në Izrael prodhojnë rezultatin e njëjtë

18.Sep.2019 15:02
0

Asnjë fitues i qartë nuk ka dalë nga zgjedhjet e përgjithshme në Izrael.

Bazuar në rezultatet e pjesshme zyrtare, me rreth 60 për qind të votave të numëruara, partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, është në rivalitet të ngushtë me partinë opozitare Kaltër dhe Bardhë e kundërshtarit, Benny Gantz.

Në bazë të rezultateve, partia Likud fitoi 31 vende në parlament, ndërsa partia Kaltër dhe Bardhë fitoi 32 vende.

Rezultatet tregojnë se secila nga këto parti do të luftojë për të formuar një koalicion të shumicës me partitë më të vogla.

Parlamenti izraelit ka 120 vende, prandaj për të fituar shumicën, partia ose koalicioni qeverisës duhet të ketë së paku 61 deputetë.

Partia më e vogël e djathtë, Yisrael Beite, duket se mban ekuilibrin e fuqisë.

Avigdor Liberman, udhëheqësi i partisë, tha se e vetmja mundësi ishte që të formohej një qeveri e gjerë e unitetit kombëtar.

"Ne kemi vetëm një mundësi - një qeveri e gjerë, e krahut të djathtë të unitetit kombëtar, të përbërë nga Yisrael Beitenu, Likud dhe Blu e Bardhë", tha ai.

Sidoqoftë, partia Bardhë e Kaltër ka përjashtuar mundësinë që të ulet me zotin Netanyahu në një koalicion.

Benjamin Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në Izrael, është duke u përpjekur të fitojë një mandat të pestë në detyrë.

Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, është zotuar të aneksojë vendbanimet hebraike dhe një pjesë të territoreve të tjera në Bregun Perëndimor të okupuar, nëse ai vazhdon mandatin e tij.

 

Palestinezët, të cilët kërkojnë një shtet në Bregun Perëndimor dhe Gazë, me kryeqytetin e tij në Jerusalemin Lindor të okupuar, kanë paralajmëruar se lëvizje të tilla do të vrisnin çdo shpresë për paqe.

Benny Gantz, i cili udhëheq partinë Kaltër dhe Bardhë, nuk e ka mbrojtur asnjë formë të aneksimit, megjithëse qëndrimi i tij për krijimin e një shteti palestinez është i paqartë.

Votuesit izraelitë u drejtuan në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme, përderisa kryeministrit Netanyahu kërkon një mandat të pestë.

Ai i thirri zgjedhjet pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat Likud dhe Kaltër dhe Bardhë fituan nga 35 vende secila në parlamentin me 120 vende.

Mustafa: Në qeverisjen time s’është biseduar për shkëmbim territoresh
Zbulohet motivi i lamtumirës nga kombëtarja shqiptare, Basha drejt transferimit në Australi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration