Zëvendësministri, djali i Nexhat Dacit vdes nga orteku në Brezovicë
Rajoni dhe Politika

Zëvendësministri, djali i Nexhat Dacit vdes nga orteku në Brezovicë

26.Jan.2019 16:40
0

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë, dyshohet të jetë Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, raporton Gazeta Metro.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur. 

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.

Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në fb.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha për Gazetën Express se hetuesit rajonalë janë nisur për në vendin e ngjarjes. Kufoma e të ndjerit momentalisht ndodhet pranë një hoteli në Brezovicë.

Dyshohet se Ariani e ka humbur jetën si pasojë e një orteku të borës, ndërsa lëndime ka pësuar shoku i tij Ardian Bakalli që është jashtë rrezikut për jetë.

“Hetuesit rajonal janë nisë për në Brezovicë, sipas komandantit të policisë së Shtërpcës kufomën e kanë ofru deri te hotel “Molika”, dyshohet se viktimën e ka zënë orteku i borës. Kaq dihet deri më tani”, tha kryeprokurori Shukri Jashari.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, Njihej si sikajtor, që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.

Mehmeti: Moment i rëndësishëm në historikun e Kosovës Lindore
Bujanoc: Promovohet libri "Verbani - Vatër e patriotizmit" i autorit Prof. Dr. Musa Limani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration