Zbulohet vendndodhja e pikturës 450 milionë dollarëshe të Da Vinçit
Atraktive

Zbulohet vendndodhja e pikturës 450 milionë dollarëshe të Da Vinçit

13.Jun.2019 09:00
0

Vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit, vendi i së cilës ka qenë mister që kur u shit në vitin 2017 për një rekord prej 450 milionë dollarësh, është zbuluar. 

“Salvator Mundi” po mbahet në superjahtin “Serene” në pronësi të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman.

Një princ saudit bleu pikturën 500 vjeçare në emër të MBS në një ankand të Christie 2017, u raportua nga New York Times. Por Christie nuk pranoi ta konfirmonte lajmin.

Vendndodhja e jahtit më 26 maj ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.

Megjithatë deti nuk konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të qëndruar një pikturë e brishtë e vjetër. Por nuk është e pazakontë që jahtet superluksoze të dekorohen me vepra arti.

“Salvator Mundi” do të mbetet në bordin e “Serenet” derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar në rajonin Al-Ula të Mbretërisë.

Barcelona e do sulmuesin Mikel
Reali zyrtarizon Mendyn
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration