Zbulohen 10 gjenet që ndikojnë dramatikisht në rritjen e rrezikut nga skizofrenia
Trupi dhe shëndeti

Zbulohen 10 gjenet që ndikojnë dramatikisht në rritjen e rrezikut nga skizofrenia

17.Oct.2019 08:27
0

Shkencëtarët kanë zbuluar 10 gjene që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e skizofrenisë, zbulon një studim i ri

Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe Harvard Medical School zbuluan se rreziqet u ngritën kur pjesët e ADN-së u ndërprenë.

Skizofrenia është një gjendje psikike komplekse dhe e ndryshueshme, dhe shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i faktorëve të rrezikut gjenetik dhe atij të mjedisit, do t’i ndihmojë ata të hartojnë trajtime më të mira.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre mund të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’ pasi ata dyshojnë se analiza e gjenomit të tyre do të zbulojë më shumë lidhur me rolin e ADN-së në skizofreni.

Shkencëtarët e Harvardit analizuan ADN-në e 125,000 njerëzve dhe identifikuan 10 gjene – përfshirë dy më kryesorët prej tyre për mënyrën se si komunikojnë qelizat e trurit – për të cilat ata thonë se rrisin në mënyrë dramatike rreziqet e skizofrenisë.

Zhvillimi i ilaçeve të reja për të trajtuar skizofreninë mund të sjellë përmirësime të mëdha të jetës për 3.2 milionë amerikanë të prekur nga gjendja në SHBA, transmeton KosovaPress.

Dy nga 10 gjenet përmbajnë udhëzime për prodhimin e një proteine të trupit. Këto proteina, të quajtura receptorët glutamate, janë një nga komponentët më të rëndësishëm të mënyrës se si qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën.

Shumë ilaçe antipsikotikë aktualisht funksionojnë duke ndryshuar nivelet e dopaminës, një tjetër neuro-transmetues i përfshirë në skizofreni. Ndërveprimi midis receptorëve të gluatamate dhe atyre dopamine ishte studiuar për rëndësinë që ato kanë për funksionin e korteksit para-frontal.

Kuptimi i ri se si ndërprerja në modelet e ADN-së për glutamate rrit rreziqet e skizofrenisë mund t’i japë studiuesve një objektiv të ri për të synuar zhvillimin e terapive për të trajtuar gjendjen.

Krerët e vendeve të BE-së nisin samitin në Bruksel
Jack Ma: Alibaba Group ndalon 300 milionë sulme kibernetike në ditë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration