YouTube alarmohet nga aplikacioni që popullarizoi videot e shkurtra
Shkencë dhe teknologji

YouTube alarmohet nga aplikacioni që popullarizoi videot e shkurtra

02.Apr.2020 09:43
0

YouTube siduket është shqetësuar së shumti nga rritja e popullaritetit të TikTok në muajt e fundit.

Burimet pranë The Information pretendojnë se YouTube është duke punuar me një forma vidoesh të shkurtra të cilat supozohet se do të mbërrijnë në fund të 2020-ës.

Përdoruesit gjithashtu do të përfitonin nga lista e gjatë e këngëve dhe tingujve të licencuara nga YouTube. Platforma nuk komentoi raportimin por nuk do të ishte rast i paprecedent që YouTube të merrte formate nga rivalët si Snapchat apo Instagram.

Formati i ri i videove është frika e YouTube nga humbja e shikuesve të cilët janë të prirur të shohin video të shkurtra nën 1 minutë dhe jo 10 minutëshe.

Gjigantët e medias sociale si Facebook, Instagram dhe Snapchat kanë ndjekur nga afër rritjen e TikTok por YouTube është i pari që e sfidon.

CEO e kompanisë në një intervistë për NBC në fillim të këtij viti kishte thënë se YouTube është i interesuar të lançojë formate videosh 15 sekondëshe.

Aristoteli: Fatkëqesitë tregojnë se kush janë shokët e vërtetë
8 shenja që tregojnë se ne mund ta kemi kaluar koronavirusin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration