Xhamia e Madhe e Mekës  në natën e parë të faljes për muajin e shenjtë të Ramazanit (video)
Rajoni dhe Politika

Xhamia e Madhe e Mekës  në natën e parë të faljes për muajin e shenjtë të Ramazanit (video)

25.Apr.2020 16:24
0

Ndërtesa ikonë e besimit islam me histori 1,400-vjeçare qëndron e mbyllur për besimtarët dhe publikun prej masave të karantinës që autoritetet e Arabisë Saudite aplikojnë kundër koronavirusit.

Faljet brenda xhamisë lejohen vetëm për klerikët dhe personelin dytësor.

Edhe në xhaminë e Al-Aksës, në Jerusalem, një imam e thirri faljen e namazit të parë të Ramazanit të premten pa prezencën tradicionale të fetarëve.

Një numër i vogël personash, kryesisht hoxhallarë me maska mbrojtëse, ranë në gjunjë duke mbajtur të paktën dy metra distancë fizike prej njëri-tjetrit. 

Sipas një besimtari mysliman, nga të paktët që është lejuar të lutet në ambientet e jashtme, është vullnet i Zotit që falja ka vlerë qoftë brenda apo jashtë xhamisë së Al-Aksës, e cila për myslimanët konsiderohet nga vendet më të shenjta.

Përpos Lindjes së Mesme, të gjitha shtetet me shumicë myslimane i kanë mbyllur institucionet e besimit.

Në këtë muaj Ramazani, iftaret dhe namazet dikur publike tani organizohen brenda vatrave familjare.

Për shumë prej tyre në Gjermani apo Britaninë e Madhe, deri më 22 maj, organet zyrtare myslimane thonë se mesazhi në këtë kohë pandemie është i qartë, Perëndia duhet nderuar por duke qëndruar në shtëpi për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Këto janë procedurat për të marrë ndihmën prej 100 euro, opsioni 1 më i lehtë
Vendet e rajonit nisin me masat lehtësuese, në Serbi hapen tregjet, sallonet e bukurisë dhe qendrat e fitnesit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration