“Xhaka do të ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool”
Sport

“Xhaka do të ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool”

08.Jan.2020 14:07
0

Granit Xhaka do të ishte një lojtar i jashtëzakonshëm sikur të ishte pjesë e Liverpoolit, sipas Danny Murphyt. 

Legjenda e Liverpoolit shprehet se shpeshherë tek Arsenali, Xhaka është si “pasagjer” në aspektin defansiv, për shkak të problemeve që ka aktualisht skuadra londineze, por thekson se përkrah Fabinhos e Hendersonit mesfushori shqiptar do të ishte i jashtëzakonshëm.

“Nëse Xhaka do të ishte pjesë Liverpoolit me Hendersoni dhe Fabinhon, ai do të dukej një lojtar i jashtëzakonshëm sepse teknikisht është shumë i mirë, ka pasime të mira, goditje fantastike dhe ka aftësi fantastike që me të majtën e tij të hapë lojën. Por, kur luani në një ekip që ka vështirësi, ai është si pasagjer në mbrojtje dhe ka pengesa”, u shpreh Murphy për Talk Sport.

Diplomat e Kosovës marrin përgjigje politike për shqiptarët në Luginë të Preshevës (dokument)
Facebook eliminon videot “deep fake”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration