Vulin mbi rrëzimin e Qeverisë në Kosovë: Evidente përplasja SHBA-Gjermani
Rajoni dhe Politika

Vulin mbi rrëzimin e Qeverisë në Kosovë: Evidente përplasja SHBA-Gjermani

26.Mar.2020 14:00
0

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin duke komentuar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, tha se është evidente në pyetje përplasja midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, transmeton AA.

"Buldozer diplomacia e të dërguarit special të Presidencës amerikane për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell duket se korri fitore. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, nuk pres një ndryshim të madh", tha Vulin për Radiotelevizionin e Serbisë.

Pas dhjetë orësh debat, Kuvendi i Kosovës mbrëmë votoi mosbesim ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti që ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjithsej 82 deputetë votuan kundër Qeverisë së Kosovës, 32 ishin kundër dhe një abstenoi.

Shumica e deputetëve të LDK-së, deputetë të partive opozitare të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca për Kosovën e Re si dhe Lista Serbe dhe anëtarët e komuniteteve pakicë jo serbë votuan për rrëzimin e qeverisë.

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për familjet në nevojë
Kontrolloni: Sytë zbulojnë nëse keni koronavirus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration