Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për “mini-Schengenin”
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për “mini-Schengenin”

18.Feb.2021 16:06
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve janë të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin dhe theksoi “mini-Schengenin” si shembull i suksesshëm i bashkëpunimit, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq veçoi gjithashtu rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, i cili mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Ai bisedoi me Osmanin për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën evropiane.

 

Vuçiq përmendi projekte konkrete që do të kontribuonin në lidhje më të mirë dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare.

Osmani e falënderoi presidentin serb për dhurimin e vaksinave, të cilat Vuçiq ia dorëzoi kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev të dielën dhe që mundësoi fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore.

 

Vuçiq gjithashtu tha se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për përmirësimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasve në Serbi.

LR-PDSH dorëszon listën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Çfarë kërkon Rusia në Ballkan?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration