Vuçiqi në Nju Jork do të takohet me Pompeon, bisedojnë për Kosovën
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi në Nju Jork do të takohet me Pompeon, bisedojnë për Kosovën

19.Aug.2019 09:58
0

Më 20 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit. 

Radio Televizionit i Serbisë, raportoi se tema kryesore e bisedimeve midis Vuçiqit dhe Pompeos, do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, dhe është planifikuar të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, shkruan rel.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë.

Këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes
Ndërtimi i kanalit ujor Danub-deti Egje nxiti SHBA-në ta merrte me koncesion Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration