Vuçiq zbulon planet e Serbisë dhe flet për mundësinë e luftës së re me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Vuçiq zbulon planet e Serbisë dhe flet për mundësinë e luftës së re me Kosovën

11.Sep.2018 01:09
0
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë mysafir i mëngjesit në televizionin "Pink" ku foli për zhvillimet e fundit në raport me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të gjitha veprimet e deritashme të Prishtinës kanë qenë jo racionale dhe kur keni një kundërshtar të tillë, kjo krijon problem.

Por, ai ka shfaqur bindjen e tij se Serbia do ta japë maksimumin nga vetja për të siguruar paqen dhe se nuk do të ketë më luftë.

“Nuk dua ta përdori atë fjalë, e as që mendoj se është e mirë, më duket sikur njerëzit nga Prishtina nuk janë të vetëdijshëm për katastrofën që mund të shkaktojnë dhe i lus që ta kuptojnë”, deklaroi Vuçiq në emisionin e mëngjesit në televizionin “Pink”, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në një situatë ku luajmë shah kundër dikujt që ka ndihmën e 10 figurave”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se Serbia ka një kundërshtar që bën veprime të paparashikueshme e që deri më tani kanë qenë jo racionale. “Ta ruajmë paqen, jam i sigurt se nuk do të ketë luftë, por nuk do të lejojmë të luajnë me popullin tonë”, theksoi Vuçiq.

Ai u shpreh se mesazhi i NATO-s nga Jens Stoltenberg ishte i mirë dhe se shumë janë duke u munduar ta paralajmërojnë Prishtinën, transmeton lajmi.net.

“Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare e kupton se sa e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti, e ata që e kundërshtojnë marrëveshjen nuk ia duan të mirën Serbisë”, u shpreh Vuçiq. 

Misionet austro-hungareze me kontribut madhor në arkeologjinë shqiptare
Rruga e financuar nga komuna e Bujanocit mundë t’i ndaj (bashkojë) shqiptarët në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration