Vuçiq: U mposhtëm më 1999, pa e zgjidhur problemin me Kosovën s’mund të hyjmë në BE
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: U mposhtëm më 1999, pa e zgjidhur problemin me Kosovën s’mund të hyjmë në BE

01.Jun.2020 09:58
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për herë të parë ka thënë se Serbia është mposhtur në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, derisa u ka treguar serbëve se janë në situatë të vështirë.

“Ne duhet të pranojmë që ne u mposhtëm më 1999, por unë nuk po flas për neglizhencën e atyre që na sulmuan”, ka thënë ai, duke shtuar se verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 që i dha të drejtë Kosovës për pavarësi që tregon se “ne jemi në një situatë të vështirë”.

“Ne mendojmë se është Serbi, ata mendojnë se është një Kosovë e pavarur”, ka thënë Vuçiq. “Jam shumë optimist se do të gjendet një zgjidhje kompromisi”.

 

Madje ai ka theksuar se pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka dyshim se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës, Serbia nuk do të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai, duke shtuar se ky është një mesazh pa ekuivok nga BE-ja, transmeton Sinjali.

Vuçiq theksoi se ka pasur një shpërndarje të ndryshme të fuqisë ekonomike në Evropë dhe në botë, dhe se një vend i BE-së shënoi rritje “të tmerrshme”, e cila, vlerëson ai, do të sjellë çështje më të vështira për Serbinë sa i përket Kosovës.

“Ishtë e qartë se ekziston një konflikt i madh midis dy fuqive perëndimore mbi situatën në Prishtinë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë rreth qeverisë së tyre. Ne jemi të gatshëm të flasim”, tha Vuçiq.

Vendimet e reja të Qeverisë në Kosovë: Nuk lejohen dasmat në restorante (vendimi)
Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration