Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën

22.Jul.2021 14:29
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, tha se qëllimi i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Por ai theksoi se Kina është partnere e rëndësishme e Serbisë.

“Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE-ja”, tha Vuçiqi.

Kur u pyet për dialogun Kosovë - Serbi, Vuçiqi tha se nevojitet kompromis për këtë çështje, transmeton gazeta Express.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motor i rritjes së re për Evropën”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi gjithashtu tha se nëse anëtarësimi i Serbisë në BE do të konkretizohej, Rusia nuk do të reagonte si në rastin e Ukrainës.

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?
21-vjeçarja nga Kosova në garë për deputete: Dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration