Vuçiq: Serbia dhe Kosova janë 100 mijë vjet larg marrëveshjes
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Serbia dhe Kosova janë 100 mijë vjet larg marrëveshjes

15.Jan.2019 07:25
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se temë e pashmangshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin mbetet Kosova.

Vuçiq ka theksuar se me Putinin do të diskutojë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë zgjidhja në mes dy vendeve.

Ndërsa, sa i përket taksës 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, ai ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar që ky është vendim i dëmshëm prandaj edhe kanë reaguar, përcjell lajmi.net.

“Rritja e tarifave mbi mallrat serbe ka ngrirë dialogun dhe kjo është më e keqja”, është shprehur Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se nuk është koha që fëmijët serb të përjetojnë luftë por është nevoja për paqe dhe paqja nuk vjen vetvetiu.

“Paqja duhet të jetë rezultat i një kompromisi i një marrëveshje dhe nëse ne nuk e bëjmë këtë, vështirë se do ta ruajmë paqen. Kjo duhet të kuptohet nga njerëzit, mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime”.

Mirëpo, Vuçiq ka potencuar se marrëveshja me Kosovën është 100 mijë vjet larg.

“Unë nuk guxoj të flas për një demarkacion të mundshëm me Kosovën që të dihet se çka është e jona dhe çka e tyre. Ne jemi 100 mijë vjet larg nga marrëveshja. Nuk ka Asociacion, ka taksë, e shihni se Prishtina është e gatshme për të luftuar”- ka thënë ai.

Britanikë ju lutem qëndroni - Letër e deputetëve të BE-së
Për SHBA-në, me apo pa këmbim territoresh, njohja e ndërsjellë është caku?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration