Vuçiq për Kosovën: Do ta them të vërtetën edhe pse nuk do t’iu pëlqejë serbëve
Rajoni dhe Politika

Vuçiq për Kosovën: Do ta them të vërtetën edhe pse nuk do t’iu pëlqejë serbëve

11.Sep.2018 01:09
0
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shënuar sot 10 vjetorin e themelimit të partisë së tij (SNS).
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përmendur edhe sot çështjen e Kosovës gjatë tubimit partiak, duke theksuar se vazhdon të mbetet më problematikja.

“Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira por fëmijët tonë të kenë një të ardhme”, është shprehur Vuçiq, transmeton lajminet.

Sipas tij, arsyeja e lartcekur është pse ai do vazhdojë të merret me zgjidhjen e këtij problemi.

“Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bënë të heqim dorë nga interesat jetësore”, ka theksuar presidenti serb.

Ai ka shtuar se do të bëjnë një kompromis për Kosovën por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet.

Po ashtu, Vuçiq ka deklaruar se Serbia është drejt rrugës evropiane mirëpo ka theksuar se nuk do të heq dorë nga Kina dhe Federata Ruse. 

PD hap fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, luftë institucionale për dukuritë negative
APN fillon fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, arsyeja fëmijët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration