Vuçiq pas takimit me mjekët kinez ndryshon rrënjësisht mënyrën e luftës ndaj Koronavirusit
Rajoni dhe Politika

Vuçiq pas takimit me mjekët kinez ndryshon rrënjësisht mënyrën e luftës ndaj Koronavirusit

24.Mar.2020 23:18
0

Mjekët kinez të cilët u përballën me Koronavirusin bashkë me disa tonë ndihma mjekësore ditë më parë shkuan në Serbi.

E tash prej kësaj kohe, e pas rekomandimeve të mjekëve kinezë, Presidenti i Serbisë, ka ndryshuar drastikisht mënyrën e luftës ndaj Koronavirusit, raporton The Guardian.

“Pasi bisedoi me ekspertët kinez, Aleksandar Vuçiq ka thënë që Serbia do të filloj një regjim të testimeve masive dhe do të izoloj ata që rezultuan pozitivë në hapësira të improvizuara edhe nëse kanë simtpoma të lehta, pasi veç izolimi nuk mjafton. Ai ka thënë që shpreson se strategjia e re nuk do ta lë Koronavirusin më shumë se një muaj në Serbi. Deri tash Serbia ka 249 raste dhe tre vdekje të konfirmuara, por që deri tash testimet ishin minimale”, shkruan The Guardian. 

“Ne jemi gati që të vendosim 3 mijë shtretër menjëherë, për pacientët me simptoma të lehta, që nuk do qëndrojnë shumë, por do të përcjellim infektimin e tyre deri në fund që të mos infektojnë të tjerët”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, rastet serioze do të vendosen në spital, derisa Kina e ka furnizuar me maska dhe pajisje tjera mjekësore, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është një shenjë tjetër që Kina po e poizicionin vetën si shpëtuese e shteteve evropiane të goditura nga Koronavirusi.

Kur ekipi mjekësor arriti në Beograd, Vuçiq i priti në aeroport dhe e puthi flamurin kinez, shkruan gazeta inFokus.

“Kina ende për vete nuk e ka përfunduar luftën me Koronavirusin, por që tash po e ndihmon Serbinë. Populli serb kurrë nuk do ta harrojë këtë”, ka thënë Vuçiq.

E në këtë kohë, politikanët në Kosovë, luftën kryesore e kanë me njëri tjetrin.

Rritet në 303 numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi
Infermierja spanjolle me COVID-19: Mbroni veten dhe personat e dashur (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration