Vuçiq e pranon që ka dështuar ideja për ndarjen e Kosovës
Rajoni dhe Politika

Vuçiq e pranon që ka dështuar ideja për ndarjen e Kosovës

11.Sep.2018 01:09
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot rreth idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke konfirmuar edhe një herë zmbrapsjen e tij karshi një nisme të tillë që zuri fill në Forumin e Alpbachut në Austri në takimin e përbashkët me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan RTK.

Ai ka thënë se populli po dëshiron që kufijtë ndërmjet dy shteteve të jenë në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Nëse thotë populli, ashtu do të bëjmë. Ne nuk mund të dalim kundër dëshirave të popullit. Duhet të pajtohemi dhe respektojmë vullnetin e popullit. Por dua t’ua rikujtoj popullit se unë isha për një marrëveshje tjetër “, ka thënë presidenti serb Vuçiq për mediat serbe.

Megjithatë Vuçiq në një formë ka vazhduar të mbrojë idenë e tij, duke thënë se pas 20 vitesh populli do ta vlerësojë atë.

Ai ka folur edhe rreth deklaratave të Komsiç, i cili ka thënë se Republika e Kosovës për Bosnjën është një shtet i pavarur.

Macron: Duhet të përmbyllet dialogu me Serbinë, s’mund të ketë konflikt të hapur në Ballkan
Kosova e mrekullueshme, fitore me spektakël ndaj Maltës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration