Vuçiç ndërron me 180 gradë Rusi, Kinë apo Bashkimi Evropian?
Rajoni dhe Politika

Vuçiç ndërron me 180 gradë Rusi, Kinë apo Bashkimi Evropian?

25.Apr.2020 09:44
0

“Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronabirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve dhe pastaj CoVid-19”, tha Vuçiq, transmeton Titulli.com.

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiq ishinn pas një takimi me ambasadorë të BE-së. Jo vetëm kaq, por Vuçiq ka shtuar se Serbia i ka ofruar asistencë edhe BE-së.

“Ne kemi ofruar mbështetjen tonë dhe përderisa kemi më shumë pajisje mbrojtëse madje edhe disa respiratorë ne mund t’i dorëzojmë ndonjë vendi anëtar të BE-së brenda 12 orve nëse do të ketë nevojë”, shtoi ai.

Lidhur me politikën e zgjerimit ai ka deklaruar se Serbia mbetet e përkushtuar në integrimin europian dhe se ajo kërkon një proces transparent. Madje sipas Vuçiq, Bashkimi Europian mbetetet destinacioni i dëshiruar i Serbisë.

Ky është një qëndrim 180 gradë i ndryshëm në krahasim me rreth një muaj më parë kur në fillimet e epidemisë, Vuçiq u shfaq i nervozuar dhe i frikësuar për shkak të refuzimit që BE-ja i kishte bërë kërkesës serbe për pajisje mjekësore, veçanërisht respiratorë.

Presidenti serb deklaroi atëherë se Serbia do të shohë nga Kina dhe Rusia, që kanë qenë përherë pranë saj.

Sot kjo qasje ka ndryshuar për arsye që në Ballkan kuptohen lehtë./Titulli.com/

 
Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?
Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Shkelzën Gashit: UÇK vrau 1000 civil serbë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration