Vrima e ozonit sivjet mund të jetë më e vogla në disa dekada
Atraktive

Vrima e ozonit sivjet mund të jetë më e vogla në disa dekada

16.Sep.2019 14:33
0

Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada, thonë shkencëtarët.

Vëzhgimet e boshatisjes së gazit në amtosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht.

 Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.

Vrima është gjithashtu larg polit, shtoi agjencia e Bashkimit Evropian.

Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.

Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.

Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.

Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vedeve të ndryshme në vitin 1987, parasheh përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve më të dëmshme.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rima.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Valë mbylljesh të shkollave në Kukës, Tropojë dhe Has
Bërnabiq për dialogun: Le të përfshihet kushdo që mund të ndihmojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration