Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Rajoni dhe Politika

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

16.Sep.2020 12:18
0

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, ka porositur të mërkurën, në fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen ia kushtoi krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, masat që ka ndërmarrë BE-ja për t’u përballur me këtë krizë si dhe prioritetet e BE-së për të ardhmen.

Procesin e zgjerimit të BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, von der Leyen e ka përmendur vetëm shkurtimisht në fjalimin e saj, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian, në mënyrë të veçantë e ka përmendur vendimin e BE-së për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur këtë vendim si historik.

“E ardhmja e gjithë rajonit është në BE. Në ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës e jo vetëm një stacion në rrugën e mëndafshit”, ka thënë von der Leyen, duke paralajmëruar se së shpejti Komisioni Evropian do të dalë me një paketë të veçantë për investime në këtë rajon.

Tradita për fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut kishte nisur nga kryetari i mëhershëm i Komisionin Evropian, Jose Manuel Barroso, ishte vazhduar edhe nga Jean Claude Juncker dhe tani këtë traditë po e vazhdon edhe Ursula von der Leyen, e cila ende nuk ka mbushur një vit në krye të Komisionit Evropian.

Kosova kushtëzon Serbinë për Asociacionin: Zbatimi, pas njohjes reciproke
Mustafa takon kryetarin e Medvegjës, temë mbrojtja e identitetit shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration