Vjeshta e angjinareve. Si t’i kultivojmë dhe si t’i përdorim
Trupi dhe shëndeti

Vjeshta e angjinareve. Si t’i kultivojmë dhe si t’i përdorim

16.Sep.2018 21:09
0

Me origjinë mesdhetare, karçofët ose angjinaret janë një bimë e njohur që në kohët e lashta. Shumë të përhapura, sidomos në Itali, Francë dhe Spanjë, angjinaret kanë të veçantë faktin që janë një bimë shumëvjeçare: kjo do të thotë që jeton për vite të tëra në kopshtin tuaj

Si kultivohen angjinaret dhe vlerat e tyre

Të thjeshta për t’u kultivuar, angjinaret janë një minierë e vërtetë benefitesh për shëndetin: përmbajnë një sasi të lartë fibrash dhe kripërash minerale të rëndësishme si kalciumi, fosfori, hekuri, magnezi, aleatë të rëndësishëm kundra kolesterolit, diabetit dhe hipertensionit. Detoksifikuese dhe me efekt diuretik, angjinaret përmbajnë pak kalori dhe janë perfekte për të qenë në formë pa hequr dorë nga shija.

Kultivimi i angjinareve

Një ushqim që ka vend gjithmonë në tavolinë, sidomos këtë stinë, le të shohim hap pas hapit si kultiovhet:

Që nga mbirja e farës është shumë e vështirë të kultivohet një bimë angjinare, prandaj rekomandohet të shumohet përmes filizave të rinj që dalin nga rrënja e angjinares mëmë. Mund t’ia kërkoni dikujt që ka një bimë të madhe angjinareje në kopsht.

Nga ana tjetër, për një kultivim të suksesshëm, është e rëndësishme që angjinaret të mbillen me një thellësi 20-30 cm dhe me një distancë 80-100 cm nga njëra tjetra.

Kur mbillen angjinaret

Periudha ideal për mbjelljen e angjinareve ndryshon në varësi të zonës dhe kushteve klimatike: megjithatë rekomandohet fundi i vjeshtës dhe fillimi i pranverës. Pra, mbillini në fund të vjeshtës nëse jetoni në një vend me dimra të butë dhe në pranverën e hershme nëse jetoni në zona me dimra të ashpër.

Klima

Angjinaret kanë nevojë për një klimë jo të ftohtë, por të karakterizuar nga dimra të butë dhe vera të nxehta. Nga ana tjetër, nëse jetoni në zona me dimra shumë të ftohtë, mbrojini bimët nga i ftohti. Nëj zgjidhje e mirë do të ishte rritja e angjinareve mes pemëve frutore ose pemëve të ullirit, për t’ju siguruar atyre sasinë e nevojshme të hijes.

Toka

Bima e angjinares kërkon toka të freskëta, të pasura me lëndë organike dhe jo shumë ranore. Nëse toka është plehëruar para mbjelljes së angjinareve, nuk është e nevojshme ndonjë ndërhyrje e mëtejshme. E rëndësishme është mbrojtja e tokës përmes përdorimit të gjetheve, fiereve ose kashtës për të ruajtur lagështinë dhe për të kufizuar rritjen e barërave të këqija.

Ujitja

Angjinaret nuk e duan ujin e tepërt, prandaj duhet të ndërhyni vetëm kur toka është e thatë.

Korrja e angjinareve

Pavarësisht varieteteve, korrja e angjinareve përgjithësisht fillon në tetor dhe përfundon në periudhën mes majit dhe qershorit.

Recetë: Angjinare në vaj

Përbërësit:

8 angjinare

700 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

1 limon

Përgatitja:

Si fillim mbushni një enë me ujë dhe shtrydhni në të limonin. Aty më pas shtoni angjinaret që do të pastroni për të evituar nxirjen e tye. Hiqni gjethet e jashtme të angjinareve për të mbërritur aty ku gjethet kanë ngjyrë të bardhë në bazë, prisni pjesët e ahspra të kërcellit duke ruajtur vetëm pak centimetra poshtë lules. Më pas hiqni shtresën më të jashtme të kërcejve.

Më pas prituni majat për të arritur tek zemra e angjinareve dhe ndajini përgjysmë ato. Lajini një nga një dhe hiquni kocanin (pjesën e fortë që kanë në qendër të tyre). Pasi t’i keni pastruar hidhini një nga një në ujin me limon. Më pas kullojini mirë, nxehni skarën e sobës dhe piqini për 3-4 minuta nga secila anë. Më pas hidhini nëpër kavanozë me mbyllje hermetike, mbulojini me vaj ulliri dhe lërini 2 cm bosh. Për t’u siguruar që angjinaret të zhyten mirë në vaj, shtypini me një kullesë plastike. Më pas vazhdoni me mbylljen hermetike të kavanozave duke i vluar dhe duke i kthyer përmbys.

Prisni të paktën gjysmë dite që të thithin vajin. Angjinaret në vaj mund t’’i ruani deri në një muaj.

Khabib mund të dënohet me dy milionë dollarë dhe suspendim deri në gjashtë muaj
Çfarë ndodh nëse një dron godet krahun e një aeroplani?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration