Vjen paralajmërimi: Veriu i Kosovës, “Kali i Trojës” i komanduar nga Beogradi
Rajoni dhe Politika

Vjen paralajmërimi: Veriu i Kosovës, “Kali i Trojës” i komanduar nga Beogradi

26.Dec.2019 11:43
0

“Pra, veriu do të jetë në pozitën e Kalit të Trojës që sa herë politika e Beogradit dështon në aspektin e brendshëm do e përdor këtë pjesë për të dezorientim te qytetaret e saj, duke i vendosur problemet që ekzistojnë në pjesën veriore në sipërfaqe, dhe kështu këto tensione pastaj po i detyrojnë institucionet e sigurisë të Kosovës të reagojnë, e ku efekti i tyre po përdoret qoftë në Bruksel qoftë edhe në OKB nga Serbia”, thotë për “Kosova Sot Online”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Duke analizuar sfidat që patën të gjitha mandatet e kaluara qeverisëse në planin e brendshëm, dhe përpjekjet për integrim të plotë të veriut të vendit të banuar me shumicë serbe, ekspertët e sigurisë konsiderojnë se një nga problemet më të mëdha të trashëguara nga e kaluara edhe për Qeverinë nëardhje, do të jetë shtrirja e plotë e autoritetit kushtetues në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, pasi edhe popullata, por edhe liderët politikë lokal nga ky rajon vazhdojnë të jetë thellësisht të ndikuar dhe manipuluar nga Beogradi zyrtar.

“Sa i përket pjesës veriore të Kosovës institucionet, e sigurisë e kontrollojnë aq sa kanë hapësirë nga pengesat politike që ju paraqiten gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Komunat me shumicë serbe në atë pjesë do të jenë problem për Prishtinën zyrtare sepse shumë procese, qofshin ato teknike po dertiminohen nga Beogradi zyrtar dhe autoriteti i gjitha qeverive nga Prishtina nuk e kanë treguar vendosmërinë për të kontrolluar atë pjesë dhe për të qëndruar më gjatë deri te arrestimi i grupeve kriminale të cilat po shfrytëzohen edhe nga aparatura e sigurisë së Serbisë përmes strukturave paralele”, thotë për “Kosova Sot Online”, eksperti i sigurisë,Drizan Shala.

Më tej, Shala thekson se institucionet e reja të Kosovës, sidomos qeveria duhet të jetë më e përkushtuar që ta shtrij plotësisht autoritetin e vetë në veri.

 “Pra, veriu do të jetë në pozitën e Kalit të Trojës që sa herë politika e Beogradit dështon në aspektin e brendshëm do e përdor këtë pjesë për të dezorientim te qytetarët e saj, duke i vendosur problemet që ekzistojnë në pjesën veriore në sipërfaqe, dhe kështu këto tensione pastaj po i detyrojnë institucionet e sigurisë të Kosovës të reagojnë, e ku efekti i tyre po përdoret qoftë në Bruksel qoftë edhe në OKB nga Serbia. Në të kaluarën Kryeministrat, Kryeparlamentari dhe Presidenti kanë vizituar atë pjesë nën masat e rrepta të sigurisë, por ajo kryesorja është që në këtë pjesë të jetë i shtrirë autoriteti i kryeministrit përmes mekanizmave të saj se sa ai të jetë fizikisht në atë pjesë”, përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Barça e Reali mbyllin vitin në krye me gjithë lëshimet
Kryeministri që komunistët e kthyen në pastrues të banjave të Elbasanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration