Vetëvendosje betohet me flamurin kuq e zi, pasi vendosen nga Ganimete Musliu dhe Time Kadrijaj (FOTO)
Rajoni dhe Politika

Vetëvendosje betohet me flamurin kuq e zi, pasi vendosen nga Ganimete Musliu dhe Time Kadrijaj (FOTO)

26.Dec.2019 16:43
0

Në kohën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës po bënin betimin si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetet Time Kadrijaj dhe Ganimete Musliu u kujdesën ti bënin një “befasi” liderit të VV-së, Albin Kurti.

Të dyja i vendosen përpara Kurtit flamujt kombëtar, si rezultat i asaj që Kurti dhe partia e tij gjithmonë kanë protestuar me flamurin kombëtar. 

29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën konstitiuve janë betuar duke i pasur të vendosur para vetës flamujt kuq e zi.

Bëhet e ditur se flamujt në fjalë atyre u janë dhuruar nga dy deputetet Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se kryetar i Kuvendit, u zgjodh Glauk Konjufca. 

220 vjet nga vdekja e Uashingtonit, katër mijë vetë përcollën funeralin e tij
Deputeti serb kërcënon me luftë në parlamentin e Malit të Zi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration