Vetëm shtatë gra në botë mund të vishen me të bardha para Papës
Atraktive

Vetëm shtatë gra në botë mund të vishen me të bardha para Papës

14.Apr.2019 05:49
0

Vizita e pare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe e gruas së tij Melani në Vatikan tërhoqi edhe një herë vëmendjen e shtypit botëror, për sa i përket temave sociale se kush është zonja e parë dhe kush është vajza e Presidentit Trump, Ivanka.

Të dyja ishin të veshura me rroba të zeza duke qëndruar para Papës në Vatikan. Në fakt Vatikani nuk detyron një kod veshjesh të detyrueshëm, por sugjeron një protokoll për vizitat dhe takimet me Papën, si për burrat ashtu edhe për femrat.

Protokolli parasheh një veshje të zezë, të gjatë me grykë të lartë dhe me mëngë të gjata si dhe një vello të zezë mbi kokë. Por, për motive historike disa mbretëresha dhe princesha janë të lira të veshin edhe rroba të bardha, ato njihen ndryshe si të privilegjuarat e veshjeve të bardha të Vatikanit, “privilège du blanc”, përcjell Alsat-M.

Në fakt në botë janë vetëm 7 të tilla: mbretëresha e Spanjës Leticia, mbretëresha e Belgjikës Matilde, mbretëresha e merituar e Belgjikës Paola, dukesha e madhe Maria Tereza e Luksemburgut, princesha Sharlen e Monte Karlos, princesha Marina e Napolit, kjo e fundit sepse i përket familjes mbretërore të Savojës në Itali.

“Shtetet e Ballkanit peshojnë efektet e mundshme të Brexit”
Vdiq gruaja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration