Vetëm 1 pikë larg titullit, Juventusi mund të festojë këtë fundjavë
Sport

Vetëm 1 pikë larg titullit, Juventusi mund të festojë këtë fundjavë

12.Apr.2019 18:48
0

Juventusi po shkon drejt titullit të 8 radhazi në Serinë A. Bardhezinjtë kanë dominuar që në fillim të nisjes së kampionatin teksa këtë javë i mjafton një pikë ndaj Spalit për të nisur festën.

 

Në ndeshjen e transfertës ndaj Spalit, trajneri i Juventusit Masimilano Allegri ka vendour të hedhë në fushë lojtarët e stolit, duke mbajtur në stol titullartë që ti ketë të freskët për ndeshjen ndaj Ajax-it në mesjavë.

“Shumë prej futbollistëve titullarë do të jenë jashtë formacionit, madje disa prej tyre edhe në shtëpi. Ronaldo mes tyre, ndërsa në portë do të jetë Perin. Kush do të qëndrojë në shtëpi do ta bëjë edhe festën atje, pasi të martën kemi një garë të rëndësishme dhe nuk do të bëjmë ceremoni”, tha Allegri.

Kean po projektohet ndërkohë si titullar ndaj Ajax-it në Ligën e kampioneve, por trajneri Allegri preferoi të mos zbulojë asgjë: “Kean do të luajë të shtunën kundër Spalit dhe shpresojmë se do të jetë në formë. Për të martën më pas do të vendosim me radhë.

Mbesin pa “fjalë” rossonerët, shtatë lojtarë po largohen nga Milani
Dy kinezë mashtruan Apple, kompania humbi rreth 900 mijë dollarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration